Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim për shtatë të arrestuarit, në mesin e tyre edhe avokati i njohur, Besnik Berisha.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj shtatë (7) të pandehurve me inicialet N.Xh., B.B., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, thuhet në njoftimin e prokurorisë”, raporton Arbresh.info.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga nen 386 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-ës
Po ashtu për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës.
Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.7 të KPRK-ës.
Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-ës.
Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës.
Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 2 të KPRK-ës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...