Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj E.A, të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi se i dyshuari prej datës të pacaktuar e deri me datë 15 gusht në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, pa autorizim, ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë, përcjell Arbresh.info.
Seanca për caktimin e paraburgimit mbahet ditën e sotme para gjyqtarit të procedurës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info
Komunikata e plotë:
Kërkohet paraburgim për personin që u arrestua me drogë në Skenderaj
Mitrovicë, 16 gusht 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.
Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me datë 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë.
Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet ditën e sotme (e mërkurë) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Lexo edhe:
Policia konfiskon 60 kg marihuanë në salltë të bagëtive, arrestohet 28-vjeçari në Skenderaj
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...