Në të gjitha listat për deputetë të partive politike për zgjedhjet e reja, gratë nuk përbëjnë më shumë se 30% të listës. Organizatat që merren me të drejtat dhe pozitën e gruas thonë se po shkelet ligji për të drejtat gjinore që parasheh 50/50 kuotën gjinore të listave.
Vetëm dy nga katër partitë e mëdha kanë më shumë se 30% të listës të përfaqësuara nga gratë.
Gresa Sërmaxhaj nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se certifikimi i listës në këtë gjendje përbën shkelje të ligjit për barazi gjinore.
“Ne i kemi parë listat e subjekteve politike që garojnë në zgjedhje. Fatkeqësisht as kësaj radhe asnjë nga partitë politike nuk kanë zbatuar ligjin për barazi gjinore i cili qartë kërkon përfaqësim të barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë në institucione. Ne kërkojmë nga KQZ që të mos certifikojë këto lista pasi që në këtë rast do të bëhen bashkëfajtore apo bashkëpjesëmarrëse në shkeljen e ligjit për barazi gjinore bashkë me partitë politike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gresa Sërmaxhaj, transmeton telegrafi.
Edhe nga organizata joqeveritare QIKA thonë se subjektet politike po shkelin ligjin për barazi gjinore.
“Në përgjithësi partitë politike kanë mbetur te kuota e 30% duke mos tentuar ta kalojnë këtë kuotë që parashihet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Në këtë rast po shkelet ligji për barazi gjinore që parasheh përfaqësim të barabartë 50 me 50”, deklaroi Greta Avdyli.
Nga 420 kandidatë për deputetë sa kanë katër partitë kryesore, vetëm 121 prej tyre janë gra.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...