Google ADS

Kërkohet ndryshim-plotësim në Projektligjin për parandalimin e pandemisë

14:55 | 10 Gusht 2020
V. S.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur sot dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Kryetarja këtij komisionit, Albena Reshitaj ka thënë se deri me 13 gusht duhet të paraqesin raportim për shqyrtim të dytë në seancë plenare.

Ajo ka kërkuar që në këtë projektligj të futen edhe kompensimet për profesionistët shëndetësor, Policinë e Kosovës dhe për inspektorët.

“Duhet që deri me 13 gusht të paraqesim raportim për shqyrtim të dytë në seancën plenare. Me këtë projektligj janë paraparë autorizime shtesë për ndërmarrjen e masave edhe sa i përket kufizimit të lëvizjeve. Sa i përket masave ndëshkimore sipas këtij ligji do të vlejnë të gjitha pozitat ndëshkuese duke paraparë ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitësve. Nuk është paraparë i gjithë kompensimi shtesë për profesionistët shëndetësor prandaj unë kam kërkuar, po ashtu të futen policia dhe i gjithë inspektorati si dhe me pajisje esenciale”

Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë se inspektoratit do t’ia lehtësojë punën.

“Inspektoratit do t’ia lehtësojë punën ky projektligj dhe gjobat të jenë të specifikuara. Të ketë ndëshkime edhe për ata që refuzojnë trajtimin”, është shprehur ai..

Nga ana tjetër kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku ka kërkuar që në këtë ligj të bëhen plotësim ndryshime.

”Në këtë ligj, për mendimin tim është dashur të bëhet një plotësim ndryshim që të nxirret një akt tjetër dhe të nxirren përkufizime për të gjithë administratat dhe autoritetet dhe në dispozicion ndëshkimore të vendoset masa”.

E kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla ka kërkuar qe me anë të këtij ligji punëtorët shëndetësor të kenë vendin e vet, sepse ai tha që ata gjatë gjithë kohës janë në rrezik.

“Duke parë që kemi shumë pak punëtorë shëndetësor në kuadër të kësaj ne e përshëndesim ligjin por ky duhet të jetë shumë i qartë se ku e kanë vendin punëtorët shëndetësor. Dhe të gjithë punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe duhet të parasheh sanakione për ata që shpërndajnë dezinformata dhe që nuk besojnë në virus”, është shprehur Syla./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme