Google ADS

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 12-vjeçarit nga Petrova e Shtimes

22:08 | 29 Prill 2024
E.G

12 vjeçari Melos Rexhaj është raportuar i zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes.

Siç kanë njoftuar familjarët ai nuk është parë që nga ora 13:00.

Fqinji i tij ka bërë të ditur se ai ka pasë të vëshur një bluzë sportive me ngjyrë të kaltër dhe pantollona të zeza, ndërsa me vete kishte marrë edhe biçikletën.

RTKlive ka kontaktu edhe me nënën e Melosit e cila ka konfirmuar se djali i saj nuk është kthyer në shtëpi. Ajo ka thënë se ka marrë informacion se ndodhet në Ferizaj dhe se janë duke e kërkuar.

Familjarët kanë lutur që kushdo që ka informacion për Melosin, ose e ka parë atë, të kontaktojnë nënën Hanife Rexhaj në numrin e telefonit: 045870606.

Të ngjashme