Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në bashkëpunim me Institutin Columbus, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit dhe fushatën “Voto dhe vëzhgo”.
Visare Aliu nga KFOS ka thënë se duan të lagësojnë fushatën ‘Voto dhe Vëzhgo’ për mbrojtje të votës.
“Po sa e rëndësishme është dalja aq e rëndësishme është edhe vota pra duhet vëzhguar. E kjo më së miri bëhet duke dërguar sms nëse ka parregullsi në numrin 500 88. Qytetarët do të kenë mundësi të dërgojnë sms falas dhe do të jenë anonim. Kjo bëhet për shkak që të mos vijë deri tek vjedhja e votës”, ka thënë ajo, shkruan arbresh.info.
Sipas saj janë disa parregullsi që janë evidentuar.
“Fotografimi i votës, votimi familjar, votimi nga personat e vdekur. Por nuk do të thotë që mund të dërgohet sms vetëm për këto gjëra mund të dërgojnë edhe nëse gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo.
Denion Galimuna nga KFOS ka thënë se nuk kanë nevojë që ta shkruajnë emrin qytetarët.
“Parregullsitë që raportojnë qytetarët me mesazhe do të deklarohen këtu ditën e zgjedhjeve dhe mund t’i shihni. Qëllimi i raportimit të parregullsive është qe të lajmërohen dhe më pas të hyjnë në reformat zgjedhore kurdo që bëhen e të shohim me cilat parregullsi po përballemi më tepër. Pastaj ne mund t’ua dërgojmë institucioneve kompetente”, ka thënë ai.
Në dispozicion janë 25 operatorë ku do të klasifikohen mesazhet në kohë reale./Arbresh.info.
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...