Sindikata e Punëtoreve e RTK-së i është drejtuar me një letër deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ku kërkon miratimin e Ligjit për RTK.
Kryesia e SPERTK-së Letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, sindikata SPERTK është e shqetësuar me gjendjen aktuale në RTK, e cila dita-ditës vetëm po rëndohet. Disa herë ju kemi shkruar dhe kemi qenë pjesëmarrës në punëtoritë e organizuara nga Komisioni për Media në Kuvendin e Kosovës, duke ju njoftuar me gjendjen jo të mirë të mediumit të vetëm publik në vend. SPERTK kërkon nga Komisioni për Medie i Kuvendit të Kosovës, të di se ku ka mbetur çështja e miratimit të Ligjit të ri të RTK-së. Ka pasur disa nisma që RTK-së t’i bëhet zgjidhje, por deri tani asgjë konkrete. SPERTK është e shqetësuar me mosmiratimin e Ligjit për RTK-në, po ashtu me moszgjidhjen e çështjes së financimit të përhershëm dhe të pavarur për RTK-në, si dhe digjitalizimin, procese këto të pakalueshme për funksionimin normal të RTK-së.
Të nderuar deputetë disa herë ju kemi njoftuar si sindikatë për kushte të rënda pune në të cilat punojnë kolegët tanë, duke filluar nga studiot e improvizuara, teknikë e stërvjetëruar e RTK-së, e cila është donacion nga Japonia që i është dhënë RTK-së në vitin 2000.
Të nderuar deputetë, mediumet publike në rajon këto çështje i kanë të zgjidhura qysh moti.
SPERTK kërkon nga kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së, ta ndihmojë mediumin e vetëm publik në vend, duke zgjidhur urgjentisht çështjen e financimit të pavarur, miratimin e Ligjit të ri, kalimin në transmetim HD dhe digjitalizimin e arkivit.
SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që mënyra e financimit të RTK-së të bëhet direkt nga taksapaguesit e Kosovës, përmes faturave të energjisë elektrike. Kjo do të ishte forma më mirë e cila do të garantonte pavarësi editoriale për RTK-në.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, është mundësia e fundit për t’i zgjidhur këto çështje me rëndësi për RTK-në, ndryshe fajin për mosfunksionimin e mediumit publik në vend do ta bartni edhe ju si themelues të RTK-së, ku për 20 vite rresht nuk ishit në gjendje t’i zgjidhnit këto probleme për RTK-në.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit