Kërkohet mbështetje për projektet e energjisë, ujit e ruajtjes së ambientit

15:17 | 22 Shtator 2019
Arbresh.info

Në Prishtinës është mbajtur manifestimi qendror me rastin e përmbylljes së Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit.

Më ketë rast drejtori për rini dhe sport në komunën e Prishtinës, Fitim Rexha ka thënë se në kryeqytet është ndërtuar shtegu për këmbësor teksa ka premtuar krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët.

“Unë ju falënderoj të gjithëve për javën e mobilitetin, komuna e Prishtinës do të vazhdoj të angazhohet gjithnjë në krijimin e një ambienti sa më të mirë për të gjitha qytetarët. Ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim me partnerët tanë edhe në të ardhëm, komuna ka bërë disa hapa konkret në këtë aspekt e kemi krijuar një shteg për biçikleta 1 kilometër dhe do të vazhdojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka përmendur tri objektiva kryesore për energji të ripërtitshme teksa ka kërkuar ndihmë që të arrihen.

“Kosova e të ardhmes është Kosovës e të gjelbrës, njerëzit nuk janë vetëm konsumator por janë burimi kryesor i energjisë, çdo çati do të jetë prodhues i energjisë, rritja e licencave për energji të ripërtritshme Kosova ka dy herë më shumë diell sesa energjia dhe përse të mos lëshohen licenca për to dhe e treta efiçienca e energjisë dhe të gjithë së bashku t’i arrijmë këto tri objektiva kryesore dhe në 20 vitet e ardhshme Kosova të jetë lider në rajon për energji të ripërtritshme”, ka thënë Lluka.

E në emër të ministrisë se Mjedisit ka folur Leotrim Sahiti i cili ka përmendur fillimin e ndërtimit të digave të ujit.

“Problemi më i madh duhet të jetë fokusi më ujë të pijshëm dhe duke pas se Kosova nuk ka ndërtuar dig në si ministri kemi filluar ndërtimin e digës në Kremenat dhe do të pasojnë edhe me projekte të tjera të ndërtimit ët digave në qytete të tjera në të cilat konsiderojmë se ka nevojë, jetike mbetet që qytetarët të kenë kujdes në trajtimin e ujit dhe ta ruajnë atë sepse uji është jetë”, ka thënë ai.

Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përmendur dy problemet e ndotjes së Prishtinës.

“Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare dy gjëra janë problemet kryesore të ndotjes në Prishtinë dhe zvogëlimit të oksigjenit, ngrohja me qymyr individualë në shpi dhe makinat, për të parën kërkojmë të bëjmë zgjidhje përmes një projekti që po e bëjmë ndërsa mesazhi i dytë shihen qytetin e Prishtinës në ditën ma makina dhe shihen ndryshimin”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme