Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësim pas publikimit të faturave të energjisë termike për muajt tetor dhe nëntor, duke kërkuar një rishikim të menjëhershëm të tyre.
Sipas reagimit të tyre, faturat janë të fryra dhe në shpërputhje me standardet e mbrojtjes së konsumatorëve, duke ndikuar negativisht në besimin e qytetarëve dhe në integritetin e procesit rregullativ të sektorit të ngrohjes.
Një nga shqetësimet kryesore është lëshimi i faturave pa miratimin paraprak të tarifave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Sipas CorrWatch, “Termokos” ka aplikuar një komponent të ndryshueshëm (tarifa për furnizim/konsum) për konsumatorët që kanë matës ngrohjeje, edhe pse shumë banesa ende nuk kanë matës.
Ky veprim, sipas tyre, ka sjellë rritje të papritur të faturave për qytetarët, deri në 30%, pa një njoftim të zyrtarizuar për një shtrenjtim tarifash për vitin 2024.
“Një nga çështjet më shqetësuese është se faturat janë lëshuar pa miratimin e tarifave nga ZRRE. Në mënyrë të papranueshme, Termokos ka aplikuar komponentën e ndryshueshme (tarifa për furnizim/konsum), e cila është për konsumatorët që kanë matës të ngrohjes, ndonëse shumë banesa ende nuk kanë matës. Kjo ka sjellë ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët po përballen me rritje të papritur të faturave prej rreth 30%, pa një njoftim zyrtar që të njoftonte shtrenjtim tarifash për vitin 2024. Për më tepër, Termokos ka vendosur dy kategori të reja kostosh, për konsum të përbashkët dhe kapacitet termik, pa ofruar një sqarim të qartë mbi metodologjinë ose arsyetimin pas këtyre ndryshimeve”, thuhet nga ana e tyre.
CorrWatch kërkon ndërhyrjen urgjente të ZRRE-së për të adresuar këto çështje, duke kërkuar që të shpjegohen arsyet për çdo rritje tarifash dhe të hiqet komponenta e ndryshueshme për ata që nuk kanë matës.
Gjithashtu, kërkohet që faturat e tetorit dhe nëntorit të pasqyrojnë tarifat e vitit të kaluar dhe që kostoja e tepërt të zbritet në faturat e dhjetorit.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...