Një grup ish luftëtarësh të UÇK-së, para pallatit të drejtësisë në Prishtinë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po mbahen sipas tyre padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës.
Në këtë protestë u kërkua konkretisht lirimi i komandantin Sylejman Selimi dhe shokëve te tij, përndryshe paralajmëruan protesta më të ashpra duke bllokuar të gjitha institucionet ne vend, raporton arbresh.info.
Xhavit Jashari, kryetar i shoqatës së veteranëve ka kërkuar që të lirohen dy të dënuarit menjëherë dhe të gëzojnë lirinë që e sollën vetë.
“Kërkesa jonë është që të ndërpritet gjithë kjo padrejtësi që po ju bëhet atyre. Ata të lirohen menjëherë ta gëzojnë lirinë që e luftuan vetë. Institucionet tona duhet to mbrojnë ata që e sollën lirinë këtu. Tendencat kryesore të tyre janë për të njollosur luftën e UÇK-së”, u shpreh ai.
Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk do të merren masa konkrete për lirimin e tyre protestat do të vazhdojnë në ditët me vijim./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...