Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kërkoi një linjë e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat.
Sipas tij, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, ndërsa falënderoi mediat për përkrahje të sektorit privat.
“Të gjithë sektorët e ekonomisë janë prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes të aktivitetit për shkak të masave për parandalimin e përhapjes të pandemisë. Mediat në asnjë moment nuk e kanë ndal punën në informimin e drejtë të publikut, vetëdijesimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzës të drejtë për ruajtje të vendeve të punës. Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjen te e dizajnuar për mediat, njëjtë si për sportin. I falënderojmë të gjithë mediumet për përkrahje të sektorit privat”, shkroi Rukiqi në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...