Kosova është prekur këtë vit sërish nga epidemia e fruthit e cila dje ka rezultuar me një të vdekur.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani ka thënë se nuk ka vend për panik dhe ka kërkuar që të bëhet izolimi i të prekurve, të ndalen nga çerdhet e shkollat.
Ai ka thënë se vetëm kështu mund të zvogëlohet burimi i infeksionit, shkruan arbresh.info.
“Duhet të shikohet një mundësi e izolimit të këtyre të sëmurëve në shtëpi, të ndalen nga çerdhet, nga shkollat etj në mënyrë që të zvogëlohet ajo që quhet burim i infeksionit. Vaksinimi është arma më kryesore, mbrojtëse dhe preventive. Nuk mendoj se ka nevojë për panikë në popullatë. Nuk ka terapi specifike për sëmundjen e fruthit. Arma e vetme në kuptimin e zvogëlimit të sëmundjes, është dhe mbetet vaksinimi”, ka thënë Ramadani.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1569458429785910/
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...