Google ADS

Kërkohet hetim për shpenzimet e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

07:00 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Me shpenzimet për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë janë të shqetësuar deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që me këtë çështje, të merren institucionet e drejtësisë. Derisa deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në facebook, ka theksuar se 2540 kosovarë, duhet të punojnë një vit pa ndërprerë, që t’i paguajnë shtetit 500 mije euro tatim.

E shteti, sipas Abdixhikut, këto gjysmë milioni euro, i ndan lehtësisht në mashtrim. Por, kompania që ka realizuar aktivitetet për shënimin e 17 shkurtit, thotë se ka një faturë finale, meqë disa prej aktiviteteve të planifikuara nuk ishin realizuar.

Sipas kompanisë “Dizarium”, ajo që është publikuar në media për shpenzimet e 11-vjetorit, është propagandë pasi sipas tyre, ka një faturë finale për aktivitete e realizuara, meqë disa prej tyre nuk janë realizuar. 12.150 euro ishin ndarë për rendimin e kioskave të drurit “verë n”dimër”.

Megjithatë, Adonis Tahiri, nga Komuna e Prishtinës i ka konfirmuar KTV-së se shtëpizat e drurit, ishin hequr krejtësisht nga sheshi “Zahir Pajaziti” disa ditë para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme