Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizoi tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe përgjegjësia e mediave në këtë proces”
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, tha se duke parë se çfarë po ndodh në rajon dhe botë ne e kemi parë të arsyeshme të diskutojmë për parandalimin e lajmeve të rreme.
“Ne kemi parë në zgjedhjet e fundit që kemi pasur lajme të pakonfirmuara, lajme të cilat janë shpërndarë në media të ndryshme”, tha ai.
Më tej Hysenaj tha se është rritur dukuria e profileve të rreme në mediat sociale e njëherit është rritur edhe rreziku që mediat në Kosovë të bien pre e tyre, e që shpeshherë qëllojnë të jenë profile të kundërshtarëve politik.
Agron Bajrami kryeredaktor i “Kohës Ditore” tha se ky diskutim madje mund të jetë i vonë pasiqë fushata veç ka filluar më parë.
Ai shtroi çështjen e njollosjes së mediave, gjë që sipas tij po ndodhë posaçërisht në kohë të zgjedhjeve.
“Komisioni i Pavarur i Mediave këtë vit ka bërë disa gabime. Nuk ka kurrfarë sektori të monitorimit të fushatës. Kësaj radhe do të kemi një situatë më të rëndë pasiqë shumë media tashmë janë deklaruar njëanshëm ndaj partive politike”, u shpreh ai.
Ai madje kërkoi që në këto zgjedhje të hartohet një kod zgjedhor për media, me shpresë se ai do të ishte funksional kur të vijë koha për zgjedhjet lokale
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...