Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon hapjen e sallave të dasmave. Gastronomët kërkojnë operimin me orar të plotë dhe marrjen e modeleve nga vendet e rajonit. Ndërsa Asociacioni i komunave kërkon heqjen e kufizimit të lëvizjes së lirë përderisa Ministria e Shëndetësisë thotë se po e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike.
Afrim Muçiqi, nga departamenti i estradës në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, thotë se përsëri më 26 maj do të takohen me Ministrin ne Shëndetësisë Arben Vitia dhe presin që të marrin lajme të mira pasi që kanë propozuar edhe një manual i cili do të vlejë për të gjithë.
Ndërkaq nga Shoqata e Gastronomëve thonë se kanë bërë kërkesë që edhe ata të jenë pjesë e takimit të 26 majit por nuk janë ftuar dhe si zgjidhje të vetme e kanë parë protestën që do të mbahet më 25 maj nga ora 18:00 para qeverisë së Kosovës ku do të kërkojnë që të punohet me orar të plotë.
Masat kundër përhapjes së Covid-19 që janë në fuqi nga muaji prill ndër të tjera sektori i gastronomisë lejoht të punojë vetëm deri në orën 22:00 kurse lëvizja e qytetarëve është e ndaluar nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...