Shtabi Emergjent në Podujevë ka ftuar për durim dhe mirëkuptim banorët e tri fshatrave që gjenden në karantinë shkaku i paraqitjes së rasteve me te infektuar me koronavirus, sepse kjo masë është në mbrojtje të shëndetit të tyre.
Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 ka pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19.
Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht se masa e karantinës vështirëson qarkullimin, ftojmë banorët e këtyre tri fshatrave të kenë durim dhe mirëkuptim, sepse kjo masë është në mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Komuna do të vazhdojë të ndërmarr të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme.
Të kujtojmë se në fshatin Dumnicë është paraqitur rasti i parë me koronavirus më 15 mars, kur një anëtar i familjes Haliti kishte ardhur nga Italia i infektuar me virusin COVID -19.
Si pasojë e kontaktit ishin infektuar edhe babai dhe motra e tij.
Ndërsa, pas disa ditë qëndrimi në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë 82-vjeçari, babai i të infektuarit të parë.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...