Në 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe është kërkuar zbardhja e fatit të 64 të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë 241 persona në këtë fshat.
18 vite më parë konkretisht më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmije, 5 femra, derisa ende janë të pagjetur 64 persona.
Në akademinë përkujtimore, kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, tha se janë mbledhur për të përkujtuar rrugën e gjatë drejtë lirisë.
Hoti: E paguam shtrenjët
“Nuk ka vend në Kosovë që nuk është derdhur gjak për liri, nuk ka pëllëmbë toke që nuk është larë më gjakun e njom të bijave dhe të bijve tanë, por Krusha e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë sepse për dekada të tëra nuk kishte reshtur së vepruari”, tha ai.
Ai shtoi se edhe pse kanë kaluar 18 vite, familjarët e dëshmorëve dhe të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Hoti tha se në vend që drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës të merren me dënimin e kriminelëve, këta merren me dënimin e qytetarëve të cilët kërkojnë të dinë për fatin e familjarëve të pagjetur të tyre.
Hoti: Pas 18 viteve ne familjet kërkojmë drejtësi
“Edhe pse kanë kaluar 18 vite, ne si familjarë, por edhe si krushian kemi ngelur me padi e dëshmi nën krahë sepse drejtësia ndërkombëtare dhe tani edhe kjo e jona në vend se të merren me dënimin e kriminelëve, këta tani merren me dënimin e qytetarëve të cilët kërkojnë të dinë për fatin e të pagjeturve të tyre, se gjoja nxitin urrejtje. Kjo edhe njëherë dëshmon se BE dhe drejtësia ndërkombëtare përdor standarde të dyfishta për shqiptarët dhe për serbët. Rasti i ish-kryeministrit Haradinaj e dëshmon këtë më së miri. Këto veprime edhe neve krushianëve na brengosin pasi që ne mbi vete kemi një barrë të rëndë, barrë e cila nuk na lë të qetë pa i gjetur më të dashurit tanë. Shqetësimi ynë për të pagjeturit në përgjithësi dhe për fatin e Ukshin Hotit në veçanti na tregon se qeveritë tona asnjëherë nuk kanë qenë të denja, serioze, e as profesionale në takime me Serbinë”, tha ai.
Gjithashtu, kryetari i Krushës së Madhe kërkoj nga drejtësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Beogradin në zbardhjen e fatit të pagjeturve.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se asnjëherë nuk do të ndalen se kërkuari drejtësi, por që ndërkohë do të punojnë për të zhvilluar vendin.
Vehapi: Ne e paguam çmimin e lartë të lirisë
“Ne e paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekje dëshpëruese për pushtimin e tokave tona, kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë tona dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë ti kërkojmë më të dashurit tanë që ti kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë. Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh të kombit ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë për fëmijët tanë dhe për tu ndierë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi ja falen jetën”, tha ai.
Ai tha se si popull shqiptarët kanë vuajtur shumë, por që nuk janë dorëzuar, ndërkohë kërkoi që të mos dorëzohen as tani.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajve mars, prill të vitit 1999, janë dëshmi e një gjenocidi dhe se bashkësia ndërkombëtare është e obliguar që ta pranojë se mbi këtë popull është bërë gjenocid.
Gjetaj: Bashkësia ndërkombëtare do ta pranojnë që është bërë gjenocid
“Gjenocid, fatin dhe ngjarjet që ndodhen gjatë muajit mars, prill, maj të vitit 99, si dhe më parë janë dëshmi e një gjenocidi e herë do kurë bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet ndërkombëtare kanë me qenë të obliguara që ta pranojnë që mbi këtë popull është bërë gjenocid”, tha ai.
Kurse, Mentor Veliu, nënkryetarë i shoqatave të dala nga lufta, tha se datat e të rënëve të dëshmorëve dhe martirëve na përkujtojnë ditët e vështira që kanë kaluar, por që kanë qenë edhe ditë dinjiteti, sakrifice e lavdie të këtij populli.
Veliu: Datat e të rënëve të dëshmorëve na përkujtojnë ditët e vështira që kemi kaluar
“Këto tubime bëhen për të përkujtuar dhe mbajtur të gjallë të gjithë ato vështirësi që kaluam, sepse ato duhet të ruhen të freskëta dhe të kultivohen, tu tregohet brezave që vijnë se sa shtrenjtë e kemi paguar lirinë, duke i porositur që ta ruajnë dhe ta mbrojnë atë edhe me jetën e tyre nëse e kërkon nevoja”, tha ai.
Të pranishmit bën edhe homazhe në Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...