Rrjeti i organizatave Qika ka reaguar pas vendimit të gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i cili ky i fundit ishte i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015.
Me anë të njoftimit në Facebook, thuhet se është trajtuar në gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë dhe janë marrë vendime diametralisht të kundërta në shkallë të ndryshme, shkruan arbresh.info.
“Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh”, thuhet në njoftim.
Ato kërkuan që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti.
“Donjeta është një viktimë e femicidit dhe për të nuk ka ende drejtësi. Vrasësi i saj është në liri. Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...