Kërkohet dorëheqje apo lirim nga detyra të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Ferizaj

15:11 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Bedri Elezi, kërkon dorëheqjen e hetuesve dhe atyre që vendosin drejtësi në Ferizaj, pas asaj që ndodhi me 18 vjeçaren.

“Ky rast tregon qartë se si  kriminel të tillë janë lënë të lirë dhe i’u është mundësuar të kryejnë këtë vepër kriminale e ç’njerëzore ndaj Marigonës”, thuhet në reagimin e Elezit në Facebook.

Sipasj tij, dorëheqjet duhet të fillojnë që nga kryeprokurori.

“Kryeprokurori i Ferizajt, prokurorët e rasteve të mëhershme të këtyre kriminelëve si dhe Kryetari i Gjykatës dhe gjyqtarët e rasteve të më hershme të këtyre krimineleve, duhet menjëherë të japin dorëheqje ose të lirohen nga detyra, dhe po ashtu menjëherë ndaj tyre të inicohet proceduara ligjore për neglizhencë të qëllimshme në rastet e këtyre kriminelëve”, shkruan Elezi.

Ai thekson se duhet të merren masa nga mbikëqyrësit e institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që mos të përsëriten vepra të tilla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme