Demokracia Studentore mirëpriti vendimin e shkarkimit te bordit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqeri Bytyqi dhe e cilëson si vendim të drejtë dhe në kohë.
Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore thotë se tash e tutje do të kërkojmë edhe shkarkimin e Rektorit Marian Dema, pasi që deri më tani as edhe një të mirë nuk i’a ka sjellë Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe ka dështuar në menaxhimin e tij, si dhe në shumë sfera, problemet e UP-së janë të shumta si nga mungesat e profesorëve cilësia, problemet me SEMS, politizimi, e deri te keq menaxhimi i buxhetit, inatet personale dhe shumë faktorë të tjerë që janë dëshmi që ky rektor duhet të shkarkohet!
Dështimet e Rektorit janë të shumta si në neglizhencën të cilën e ka bërë për mos mbrojtjen e tokës së UP-se që e ka humbur Universiteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviç.
Rektori Marian Dema në udhëheqjen e tij nuk ka arritur as edhe një të mirë në favor të universitetit duke keq menaxhuar me buxhetin e universitetit dhe duke u marruar me inate personale me disa profesorë të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me gjendjen e UP-së. Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin e fundit ka humbur shumë lëndë në gjykata kënddrejtë profesorëve të cilëve i ‘u ka bërë padrejtësi nga vete Rektori dhe shumë prej tyre i kanë fituar lëndët në gjykata dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar direkt buxheti i UP-së,
Andaj, duke pas parasysh që Rektori Dema nuk arriti të menaxhojë si duhet me Universitetin ose të jap dorëheqje ose le të shkarkohet nga Bordi i UP-së” shtoi Ramusa.
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor