Donika Gërvalla, anëtare e LDK-së, ka kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës pas rrëzimit të qeverisë.
Aktivistja, e cila që nga nisja e koalicionit me PDK-në vazhdimisht ka kritikuar kryetarin e LDK-së, në Facebook ka shkruar se Mustafa duhet të japë dorëheqje dhe LDK të mos përfaqësohet nga Ismet Beqiri e as tre nënkryetarët tjerë.
Ky është postimi i saj:
Është vetëm çështje kohe.
Edhe Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së
Isa Mustafa brenda ditës së sotme duhet ta marrë mbi vete përgjegjësinë politike. Ai duhet të japë dorëheqje dhe të hapë rrugë për një fushatë zgjedhore pa ngarkesat e dështimeve të tij të vazhdueshme. As ai, por as Ismet Beqiri dhe 3 nënkryetarët e LDK-së, si bashkëpërgjegjës për një politikë, e cila e ka dëmtuar LDK-në dhe Kosovën deri në palcë, nuk mund të luajnë asnjë rol në zgjedhjet e ardhshme dhe as brenda LDK-së, nëse partia e Presidentit Rugova dëshiron të fitojë qoftë edhe pak nga besimi i humbur gjatë viteve të fundit.
Nevojitet urgjentisht një LDK e re me parime të sprovuara për ta tejkaluar hap pas hapi krizën e rëndë që mbizotëron në Kosovë.
Nëse LDK-ja nuk vepron shpejt, atëherë Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe gjatë fushatës do ta ndjekin si dhelpra lepurin, siç bënë vite me radhë në një koalicion joparimor dhe krejtësisht të papranueshëm.
Nga takimet e mia në të gjithë Kosovën e di që LDK nuk ka vetëm votues dhe anëtarë të frustuar apo të zemëruar. Mbi të gjitha ka të tillë që nga LDK-ja presin më në fund një sinjal të qartë shprese dhe ringjalljeje.
Me këta njerëz dhe me forca civile shoqërore mund ta nxjerrim Kosovën nga kriza e gjithanshme. Një ekip i shëndoshë me bërthamë të shëndoshë dhe emra si Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Anton Quni e shumë e shumë të tjerë jep shpresë për një të ardhme shumë më të mirë.
Pra të përvjelim mëngët se na pret shumë punë.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...