Me përplasje mes deputetëve të pozitës e opozitës po përcillet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku po raporton ministrja e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari, derisa tha se nuk është duke punuar asgjë.
Derisa deputetja Bytyqi i drejtoi disa pyetje ministres, deputetja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, i’a ktheu përgjigjen.
Kjo edhe përplasi verbalisht të dy deputetet, për çka Bytyqi e lëshoi sallën.
“Ka të gjetura të cilat ministren e bëjnë mos me u ndje krenare për punën që e bënë. Nuk është duke bërë asgjë. Ne nuk kemi nevojë me ardhë më na dhënë ligjërata. Kemi shumë sektorë që kanë ngecje dhe s’kanë rezultate pozitive. A keni ndonjë strategji që do ta orientonte zhvillimin në vend”, deklaroi Bytyqi.
“Të përfitojnë 30 për qind të grave edhe juve duhet të ju bëjë nderë”, replikoi deputetja e LVV-së, Tishukaj-Sadiku.
Ndërkaq, deputetja Bytyqi ndërhyri sërish duke thënë se pyetjet ia drejtoi ministres dhe se deputetja e LVV-së nuk është këshilltare e ministres Hajdari.
“Nuk jam tu e ndal veten pse ty nuk të pëlqejnë shifrat”, vazhdoi replikën deputetja Tishukaj-Sadiku.
Ndërkaq, ministrja Hajdari i cilësoi si të pavërteta deklaratat e deputetes së AAK-së se gjatë vitit të kaluar s’ka pasur investime.
“Ne kemi gjetur një sistem i cili nuk kishte politika të mirëfillta për sektorin privat. Krahas punës tonë duke i analizuar të gjithë sektorët ne kemi kërkuar edhe auditimin e performancës së pjesës. Analiza e performancës ka treguar se Republika e Kosovës nuk ka arritur ta zbërthej potencialin e sektorit privat. Ne, në çdo analizë kemi hasur në konkludimin që të rinjtë kosovarë kanë aftësinë për të prodhuar, andaj politika e industrisë është e drejtuar nga prodhimi. Ne, synojmë deri në vitin 2030, një transformim të industrisë tonë që të jetë në gjendje të prodhojë produkte me cilësi të shtuar”, ka theksuar Hajdari.
Në mbrojtje të deputetes së AAK-së doli deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili po ashtu ngriti kritika ndaj ministres Hajdari për raportin e auditimit të performancës./rtk
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...