Rrjeti i Grave në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Avokatin e Popullit, kanë lansuar sot raportin “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”, shkruan Arbresh.info
Kryetarja e Bordit, Rrjeti i Grave të Kosovës, Ariana Qosja-Mustafa, ka kritikuar sistemin e drejtësisë në këtë konferencë për kundër diskriminimit gjinor.
Ajo tha se drejtësia në Kosovë bënë shumë pak punë kundër diskriminimit te grave në tregun e punës.
“Duke u bazuar në përvojat e mëhershme , diskriminimi me bazë gjinore pengon shumë gra të punësohen dhe dëmton të drejtat e tyre në punë. Edhe pse disa raste të diskriminimit në tregun e punës diskriminohen drejtësia nuk ndërmerr asgjë” tha ajo.
Ndërsa, Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit, nga Zyra e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se duet të jenë gratë ato që duhet të mbështesin të drejtat e tyre.
E për këtë ai tha se duhet një legjislacion modern.
“Kualiteti i të drejtës gjinore këtu është i minuar. Nëse është ligji në Kosovë pse gratë nuk e përkrahin veten e tyre. Për ta ndryshuar këtë realitet na duhet një legjislacion modern. Në Kosovë ende baza ligjore është e dobët dhe tregon se çdo ditë tregon se në punësim ka diskriminim gjinorë, në pushimin e lehonisë dhe aspekti më i keq është ngacmimi seksual. Femrat duhet te ngrisin revolucion për ti përkrah te drejtat e tyre dhe për ti thyer këto sjellje. Unë i bëj thirrje që të punoj ne ketë drejtim” u deklarua Luigi Brusa
E Kryesuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se ligji për barazi gjinore kërkon përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në nivel 50%.
“Ne ende përballemi me stereotipat gjinore, me problemet e grave në tregun e punës në Kosovë. Ligji për barazi gjinore kërkon përfaqësim dhe pjesëmarrje në nivel 50% . Po ashtu kërkon ndërmarrjen e masave afirmative, për të arritur përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave, vajzave e djemve, në procesin e rekrutimit, strukturave dhe proceseve vendim-marrëse, fuqizim ekonomik dhe shpërndarje të burimeve” tha ajo
Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Edona Hajrullahu, tha se me një nga diskriminimet qe po përballen janë largimet e paligjshme nga puna.
“Institucioni i avokatit të popullit ka shumë vlera të shoqërisë civile, bashkëpunimi që kem me këto e forcojnë këto. Raportin vjetor e kemi dërguar ne Kuvendin e Kosovës, e ironia është se raporti vetëm po rritet. Ne e dimë qe popullsia jonë përbëhet 50% gra. Nëse institucionet do merreshin me këto atëherë do shiheshin problemet që përballen gratë. Sa i përket diskriminimit ne fushën e punës, janë edhe largimet e paligjshme të grave nga puna” tha ajo
Gjatë kësaj ngjarje, RrGK prezantoi gjetjet kryesore dhe rekomandimet qe rezultojnë nga hulumtimi i cili u zhvillua në vitin 2018.
Gjetjet kryesore të paraqitura nga dy bashkë-autorët të RrGK-së, Nicole Fransworth dhe Ilirjana Banjska, përfshijnë:
Kuadri ligjor dhe politik lidhur me diskriminimin dhe punën në baza gjinore në Kosovë duket mjaftë i plotë.
Shumica e burrave dhe grave të anketuar shihet të jenë të vetëdijshëm se diskriminimi gjinorë është i paligjshëm
Për diskriminim gjinor dëshmitë tregojnë se ekziston dhe veçanërisht në punësim, promovim, lejen e lindjes dhe ngacmimin seksual në punë.
Shanset për të përjetuar diskriminim me bazë gjinore në punë janë 2.8 herë më të mëdha për gratë sesa meshkujt./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...