Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Llapit, është duke kërkuar që të vazhdohet afati i ankesave për veteranët dhe invalidët që janë të pakënaqur me listat e publikuara të kësaj Zone.
Në faqen e tij në facebook ka postuar:
Të nderuar aplikantë të të gjitha kategorive të UÇK –së.
Të kënaqur me angazhimin tuaj kërkojmë edhe angazhime shtesë.
Sot pas skadimit të afatit për ankesa në një takim me anëtarë të ngushtë të komandës së ZOLL-it dhe në komunikim me eprorët e tjerë të UÇK-së vendosëm të shtrojmë kërkesë për zgjatjen e afatit për ankesa pranë komisionit qeveritarë.
Ligji u jep të drejtë të gjithëve për aplikim dhe kjo është mundësi ligjore.
Ju faleminderit për bashkëpunim deri më tani dhe ankesat që keni parashtruar. Në këtë mënyrë kemi zvogëluar mundësinë e gabimeve dhe ne ZOLL-it do të përfundojmë me sukses këtë detyrë që është para nesh, ka përfunduar shkrimin e tij në facebook Remi.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...