Ndonëse me vështirësi disa nga produktet të cilat prodhohen në Kosovë, kanë arritur të depërtojnë në shtetet e Evropës dhe në botë.
E eksporti i prodhuesve vendorë këtë vit ka shënuar rritje. Edhe pse kohë pandemie prodhuesit kosovarë kanë eksportuar vazhdimisht jashtë vendit.
Kështu tregojnë edhe statistikat nga dogana, ku zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci në një prononcim për arbresh.info tregon se eksporti i Kosovës në këtë kohë është rritur për 15%.
“Eksporti i Kosovës ne ketë kohe është rritur ne përgjithësi pasi vitin e kaluar kishim deri me 1 shtator te eksportuara 264 milion, derisa këtë viti kemi 304 pra rreth 15% me shume se viti i kaluar. Derisa më së shumti kishim eksport në Shqipëri me rreth 77 milion euro deri tani”, ka thënë Stavileci.
Mirëpo pavarësisht se kjo përqindje është rritur, bizneset kosovare nuk janë shumë te kënaqura me këtë.
Luminje Ajdini, drejtoreshë menaxhuese e Agjencisë Kosovare të Biznesit në një prononcim për arbresh.info thotë se ndihmat që shteti u mundua t’u jap bizneseve prodhuese nuk ishin të mjaftueshme.
Ajo u shpreh se bizneset duhet të subvencionohen sepse një pako e tillë nuk ishte e mjaftueshme.
“Mendoj se bizneset duhet me u subvencionu më shumë, pasi që kjo pako nuk ka qenë e mjaftueshme, edhe pse ne vazhdimisht kemi bë thirrje, për shkak të jo stabilitetit politik ndodhi më e keqja që bizneset nuk e gjetën mbështetjen”, tha Ajdini.
Ndërsa eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se në krahasim me vendet e rajonit Kosova është shumë mbrapa dhe se një shqetësim i tillë duhet t’i obligojë institucionet vendore që të bëjnë më tepër për sektorin prodhues.
“Për fat të keq krahasuar me vendet e rajonit Kosova është shumë mbrapa, gjersa vendet e rajonit eksportojnë me miliarda, në Kosovë dhe më tutje eksporti është vetëm deri në 350 milionë euro. Dhe vërtet kjo është shqetësuese, çka duhet t’i obligoj institucionet vendore që për sektorin prodhues të bëjnë më tepër, të gjejnë forma për të subvencionuar dhe promovimi të jetë mekanizmi kyç i depërtimit të produkteve kosovare “Made in Kosova”, në tregun evropian dhe më gjerë”, tha Gërxhaliu.
E Sytrime Dervisholli, Udhëheqëse e Departamentit të Tregtisë në MTI thotë se gjatë pandemisë ministria është përkujdesur për prodhuesit vendor që të qasen më lehët në tregjet e jashtme.
“MTI ka bërë thirrjen për grante ku kanë përfituar rreth 40 kompani duke përfshirë këtu edhe kompanitë që për pronare kanë gratë. Gjithashtu, MTI gjatë kësaj periudhe pandemie është përkujdesur për prodhuesit vendor në krijimin e lehtësirave për t’u qasur ne tregjet e jashtme”, tha Dervisholli.
Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID-19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës por për disa nga bizneset kjo rënie në tregun vendor është kompensuar nga rritja e eksportit.
Për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike ishte paraparë të përkrahen bizneset prodhuese dhe shërbyese me pajisje dhe makineri për automatizim të proceseve, në vlerë prej dhjetë milionë euro, por ende nuk ka ndonjë raport në lidhej me përfitimet. /arbresh.info/E.Haxhiu/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...