Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G.
I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Po ashtu, i dyshuari me datë e kohë të njëjtë, përdor armën në kundërshtim me ligjin e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?