Google ADS

Kërkohej për dy vepra penale, arrestohet i dyshuari në Pejë

09:11 | 4 Dhjetor 2019
A. B.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar edhe një person të dyshuar për veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie të ndihmës në kryerje të veprës penale’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’

Sot me datë 04.12.2019 pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim Policor.

I dyshuari B.B. i lindur me 1991 m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme