Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vrasje dhe grabitje në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari në Mitrovicë

22:36 | 17 Tetor 2024
E.H

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë pasi që ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjermania, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje” dhe “Grabitje”.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte më 17.10.2024, në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Arbresh.info.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për krime të renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme