Një përson i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga një shtet evropian është arrestuar sot në Mitrovicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri të Kosovës Veton Elshani.
Ai tha se përsoni i arrestuar është shqiptar nga veriu i Mitrovicës.
Arrestimi është kryer nga njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere.
“Pas pranimit të informacionit nga FAST Kosova se një person shqiptar kosovar është në kërkim nga një shtet evropian, Rajoni Mitrovica Veri është angazhuar duke e arrestu të njëjtin. Fillimisht është verifiku identiteti i tij e mandej nga ana e Prokurorit i është caktu masa e ndalimit prej 48 orësh.I njëjti brenda këtij afati do të paraqitet para Gjykatës në Veri të Vendit”, tha Elshani./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...