Janë duke vazhduar kërkimet për policët e rënë në lumin Lepenci, raporton arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së si dhe banorë të Kaçanikut e Hanit të Elezit.
Ndërkohë edhe në Maqedoni kanë nisur kërkimet.
Po bëhen tri ditë që kur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, janë zhdukur pas një vetëaksidenti në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit ku përfunduan në një humnerë mbi 100 metërshe.
Kërkimet për gjetjen e trupave të tyre do të vazhdojnë edhe sot, ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri rreth këtij rasti./Arbresh.info/
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...