Google ADS

Kërkimet për varreza masive në veri të Mitrovicës, shtyhen për muajin prill

21:00 | 16 Mars 2017
M. A.

Gërmimet për varreza të dyshuara masive në veri të Mitrovicës janë shtyre për në muajin Prill, ka thënë për Indeksonline, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prek Gjetaj.

Ai konfirmuar gjithashtu se gjatë muajit prill do të rifillojnë kërkimet për varreza masive edhe në Rashkë të Serbisë, në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

“Procedurat për leje të gërmimeve janë duke u kryer, këto dite dhe kemi takime me mjekinë ligjore dhe EULEX-in për të caktuar një datë për gërmime të varrezave në Mitrovicë. Këto gërmime janë shtyre për muajin Prill megjithëse po këtë muaj do të rifillojë edhe gërmimet Rashkë të Serbisë ku do të vazhdohen punimet e ndërprera për kërkimin e mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës se fundit në Kosovë”, ka thënë Gjetaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme