Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, dje rreth orës 13:00, ka ndaluar të dyshuarin A.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas një njoftimi, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.M., më 17 mars 2019, në fshatin Sllakovc i Epërm, komuna Gjilan, me qëllim ia kishte vënë zjarrin shtëpisë së të dëmtuarit Z.M., i cili gjendej në Gjermani, por kishte lejuar që në shtëpinë e tij, i dëmtuari I.M., të vendoste ushqimin e bagëtisë, me ç’rast i dyshuari e ndezë ushqimin e bagëtisë dhe nga zjarri i shkaktuar digjet edhe shtëpia, ku të dëmtuarit Z.M., i shkakton dëm material në vlerë prej 14,000 euro, ndërsa të dëmtuarit I.M., dëm në vlerë prej 800 euro.
Po sipas njoftimit, i dyshuari këto veprime i kishte ndërmarrë, për shkak të raporteve jo të mira me të dëmtuarin I.M., ku në këtë mënyrë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Zjarrvënia’’ nga neni 334 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i rastit, sot, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh.
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Dinamika e tragjedisë nxjerr në ...
Muzika nga “Vëllai i Madh” elektrizon Xuxin
Erdogani e kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze ...
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it