Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet E.Ll., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet E.Ll., Më datë 07.10.2024, rreth orës 15:00 në Gjakovë, respektivisht në shtëpinë e tij, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që DHTN pas marrjes së informatës për të pandehurin dhe më pas nga bastisja dhe kontrolli brenda në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një (1) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 0.9 gr, njëzet e shtatë (27) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 34 gram, shtatëdhjetë (70) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 100 gram, një (1) qese plastike me substancë narkotike në peshë prej 534 gram të gjitha të dyshuara për narkotik të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 668.9 gram, si dhe të holla në vlerë prej 500 euro, një (1) telefon dhe një (1) peshore digjitale, të gjitha të sekuestruar në vendin e ngjarjes, respektivisht në shtëpinë e të pandehurit nga hetuesit policorë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së./Arbresh.info/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...