Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të mbajnë një konferencë për media, ku do të japin detaje rreth përgjigjes së Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të Sindikatës.
Azemi për “Arbresh.info”, tha se në atë konferencë do të publikohn të gjitha shkresat që kjo sindikatë i ka dërguar qeverisë.
“Ne javën tjetër do të thërrasim një konferencë të veçantë, e cila duhet të shpjegohet për këto probleme që i kemi dhe sa kanë qenë ata të gatshëm të përgjigjen në kërkesat tona, realisht do të shihni të gjitha shkresat e protokolluara për njerëzit tanë”, thotë Azemi.
Sipas tij, për realizimin e kërkesave të punëtorëve në sektorin privat nuk kanë efekt as protestat.
“Realisht këtu nuk ka mbet vend as për protestë se ky është duke i dënuar punëtorët e vet, punëtorët të cilët mirëmbajnë institucionet qeveritare, sepse të tjerët nuk janë në këtë gjendje, por çka unë mund me paralajmërua protestën, por në mendjen e tyre nuk mundet askush me ndryshua. Jemi pa koment, jemi tekst”, shprehet Azemi. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...