Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, bëri të ditur se kanë kërkuar debat parlamentar në lidhje me rritjen e çmimeve.
“U propozuar për këtë të enjte, por partia në pushtet për shkak të agjendës kërkoi të diskutohet të enjten e ardhshme”, deklaroi Gashi.
Për javën e ardhshme do të shqyrtohet edhe rezoluta për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale.
“Suspendimin e TVSh-së për tre muaj, dhe mundësi vazhdimi për produktet esenciale që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës së qytetarëve, për akcizën për naftë dhe disa produkte tjera që po ashtu konsiderohen me ndikim”, tha Gashi.
Çështja e dytë, sipas tij që shtruan si parti politike ka të bëjë me kërkesën për shkarkimin e Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
“Për shkak të paaftësisë së menaxhimit me krizën energjetike dhe vendosjes në lajthitje të institucioneve të Kosovës.”
Çështja e tretë që ka shtruar LDK-ja sipas Gashit ka të bëjë me funksionalizimin e Komisionit për Ndihme Shtëtërore.
“Nga gushti i vitit të kaluar ky komision nuk është funksional, dhe rrjedhimisht kemi shpërndarje të paligjshme të pakove të ashtuquajtura ekonomike”, deklaroi Gashi.
Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...