Koalicioni PAN nuk i ka të sigurta votat e deputetëve të komuniteteve, ashkali, egjiptian dhe romë, ani pse zyrtarë të këtij koalicioni pohojnë se tashmë i kanë numrat e sigurt.
Deputetë të këtyre komuniteteve i kanë pranuar televizionit se kanë kushtet e tyre nëse duan që ti japin votën Haradinajt për kryeministër.
Kreu i PLE-së, Veton Berisha i cili vjen nga komuniteti egjiptian ka thënë se pa plotësimin e disa kushteve që tashmë ia kanë bërë Haradinajt, vota ka gjasa që të jetë kundër.
“Qëndrimi jonë dallon prej herave tjera për shkak se jemi të interesum që me hy në Qeveri por me hy stabil dhe me i pasë disa kushte, një plan qeveritar që është në raport me neve dhe pozicionimi jonë në qeveri të jetë më i fuqishëm dhe jo sipas traditës që ka qenë vetëm me një zëvendësministër”, tha Berisha për Tribuna Channel.
Ai ka u shpreh se Haradinaj ka pasur një qasje të mirë karshi tyre, por që Berisha thotë se duhet të bëhet në praktik kjo marrëveshje.
“Ka qenë një vullnet jashtëzakonisht i madh i Haradinajt por që ne kemi nevojë që në praktikë të na garantohet që pozicioni jonë do të jetë më i mirë, të kemi më shumë sepse ne në të gjitha mandatet kemi pasë një zëvendësministër i cili ka qenë i pafuqishëm dhe derisa ka mundësi kushtetuese dhe ligjore ne jemi të interesuar që me qenë sa më mirë të pozicionuar, eventualisht me ministra”, tha ai.
Njëjtë mendon edhe Ethem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim. Ai thotë se i është ofruar edhe një post i zëvendësministrit por që nuk është pranuar.
‘I nominuari Ramush Haradinaj na ka ofru një post të një zëvendësministri siç e kemi pasë edhe herën e kalume. Mirëpo ne, realisht nuk jemi pajtu dhe nuk do të pajtohemi ashtu. Në takimin tjetër ne do të vijmë me kërkesat tona”, theksoi ai.
Por Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës Danush Ademi u shpreh se nuk do të ketë kushte sa i përket dhënies së votës për Ramush Haradinajn.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...