Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kërkesën e homologut të tij Thaçi, që kosovarëve t’u jepen pasaporta shqiptare, po e sheh si një protestë ne emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës. E quan të padrejtë kushtëzimin që i është bërë shtetit të Kosovës që lidhet me Demarkacionin me Malin e Zi. Derisa për pasaporta shqiptare, thotë se nuk është zgjidhja e duhur.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ua ka shuar shpresat kosovarëve se Shqipëria do të mund t’i pajisë të gjithë ata me pasaporta shqiptare, duke refuzuar kështu edhe kërkesën e Presidentit Thaçi.
Meta në një intervistë për televizionin publik tha se marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës.
“Kërkesën e Thaçit për pasaportat e vlerësoj si një protestë në emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave”, u shpreh Presidenti, derisa e quajti kushtëzim jo të drejtë dhe racional i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit.
Kosova, sipas tij, i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
“Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës”, tha ai ndër të tjera.
Presidenti tha se Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë dhe se një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
“Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë. Duhet të shtojmë përpjekjet tona për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave. Duhet të punojmë dhe në mirëkuptim dhe në mirëbesim edhe me palët e Malit të Zi, por edhe me BE-në për çështjen e demarkacionit”, sqaroi ai.
Ilir Meta po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit. /Express
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...