Agjencia e Barazisë Gjinore dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ia kanë rikujtuar Komunave të Kosovës që të respektojnë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore.
Në njoftimin e përbashkët të ABGJ-së dhe MAPL-së thuhet se me marrjen e mandatit të ri të pozitave brenda komunës të kenë parasysh që përfaqësimi i burrave dhe grave të jetë i barabartë prej 50 për qind në të gjitha organet.
“Duke shfrytëzuar rastin e fillimit të ushtrimit të mandatit tuaj, ABGJ-ja dhe MAPL-ja ju rikujtojnë mandatarëve përgjegjës për funksionalizimin e organeve komunale, Kuvendit të Komunës, si organi më i lartë dhe Ekzekutivit komunal se propozimet e kandidatëve për zv.kryetar. kryesues, zv.kryesues të Kuvendit, kryesues dhe zv.kryesues të komiteteve dhe plotësimit të Ekzekutivit me drejtorë, se kanë obligime për të respektuar zbatimin e Ligjit të barazisë gjinore, i cili përcakton përfaqësim të barabartë prej 50 për qind në të gjitha organet e tyre”, thuhet në këtë shkresë.
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...