Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo është nevojë e menjëhershme për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.
Fillimisht agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka shkruar për kërkesën e Mehaj, e cila më pas bëri jehonë edhe në mediat tjera.
Reuters pasi ka transmetuar deklaratën e Mehajt, ka kujtuar se Amerika në Kosovë ka 635 ushtarë të cilët në kuadër të misionit të NATO-s ruajnë “paqen e brishtë” në këtë pjesë të Ballkanit.
Agjencia me bazë në Londër poashtu kujton se Kosova është rreshtuar krahë vendeve tjera perëndimore duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Mehaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ishte gati të ofronte ndihmë për çdo operacion ushtarak në Ukrainë, po të kërkohej nga Uashingtoni”, raporton tutje Reuters.
Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht nga bota perëndimore, por ende nuk është njohur nga Serbia apo aleatja e saj tradicionale Rusia.
Katër anëtarë të NATO-s poashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Raportim për këtë kërkesë të Kosovës ka bërë edhe media tjetër e njohur Al Jazeera.
Media e njohur australiane në Tëitter që ka më shumë se 2 milion ndjekës, The Spectator Index poashtu e ka konsideruar si lajm të orëve të fundit kërkesën e Kosovës për bazë të përhershme ushtarake amerikane.
Edhe analisti dhe komentatori i ngjarjeve gjeopolitike Samuel Ramani, i cili shkruan vazhdimisht për media prestigjioze ndërkombëtare si Ëashington Post, Huffington Post, Jerusalem Post, Radio Evropa e Lirë etj. i ka bërë jehonë deklaratës së Mehajt.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte mënyrë efikase për t’iu përgjigjur Putinit”, ka shkruar Ramani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...