Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora dhe kanë kërkuar lidership të ri në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Abdixhiku këtyre zërave i është përgjigjur me një foto të tij të shoqëruar me simbolin me dy gishtat lart.

Të njëjtin postim e ka bërë edhe nënkryetarja Doarsa Kica-Xhelili, ku ka ndarë një fotografi krahë Abdixhikut të shoqëruar me simbolin me dy gishtat lart.

Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit./Arbresh.info/
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur ...
Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, vendi shkon në zgjedhje
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Kombëtarja U20 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy mi...
Kurti: I 3-ti në rajon dhe i 2-ti në Ballkanin Perëndimorë, ...
sq