Kërkesa e Adele për të mbajtur të fshehtë ndarjen e pasurisë me ish bashkëshortin aprovohet nga gjykata

18:08 | 5 Prill 2020
Arbresh Info

Adele dhe Simon kanë vendosur të përshpejtojnë ndarjen e tyre.

Këngëtarja Adele kishte lëshuar një kërkesë për të mbajtur të fshehtë detaje rreth ndarjes së pasurisë mes saj dhe Simon Konecki, dhe kjo është aprovuar nga Gjykata në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sipas pretendimeve, kujdestari e djalit  të tyre do bëhet nga të dy prindërit, ndërsa detaje tjera lidhur me pasurinë, informacione mbi patundshmëri nuk do jenë të qasshme për publikun.

Një burim për gazetën tha: “Divorcet në Hollywood mund të zvarriten me vite dhe të bëhen jashtëzakonisht të shëmtuara. Adele dhe Simon qartë nuk e duan këtë”.

“Ata të dy janë të përkushtuar t’i mbajnë detajet sa më private që të jetë e mundur për hir të djalit të tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin çështjet e tyre”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme