Jnë arrestuar dy persona nën dyshimin se sot në shatin Lubiçevë të Prizrenit kërcënoi KFOR-in me vrasje.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se një tjetër është në kërkim.
“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”. E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.”, ka thënë ai.
Sipas policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Nga policia njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar. Jane bastisur shtepit e dy të dyshuarve, në shtëpin e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.”, ka shtuar Bytyqi./Arbresh.info/
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë