Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve Zh.D. dhe V.B., për shkak të veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 03 tetor 2019.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit Zh.D. dhe V.B., që nga data 26 shtator 2019, deri më 02 tetor 2019, në Kllokot, në fshatin Vërbovc dhe Gërnqar, në vazhdimësi, kanë kanosur të dëmtuarit O.K., S.K. dhe J.K., në atë mënyrë që me veprimet e tyre fillimisht kanë ushtruar presion tek i dëmtuari S.K., ashtu që gjersa ishin në veturë zyrtare, fillimisht e ftojnë për të biseduar, e më pas kërkojnë që të hyjë në veturë pa dëshirën e tij, me qëllim që ta dërgojnë në Kllokot, për të biseduar rreth zgjedhjeve, në mënyrë që të heqë dorë nga partia SLS dhe të kthehet në krahun e partisë së Listës Serbe, me ç’rast i njëjti në momentin kur vetura ngadalëson arrin që të largohet”, thekson njoftimi.
Sipas njoftimit të pandehurit përmes kanosjes serioze, kanë ushtruar ndikim edhe tek i dëmtuari O.K., që të votojë për partinë Lista Serbe, ku të njëjtit i shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri në të drejtën e lirë të votimit.
“Në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të partisë Lista Serbe ndaj anëtarëve të partisë SLS, nga udhëzimet e të pandehurit Zh.D., të dëmtuarës J.K., pas 36 viteve përvojë pune, me aktvendim i ndërprehet marrëdhënia e punës nga Shtëpia e Shëndetit në fshatin Pasjan. Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartshënuar, prandaj prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtor për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftim.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...