Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Dragash të Prizrenit një zyrtar policor ishte ankuar se një i dyshuar e kishte kërcënuar me vdekje përmes telefonit, transmeton arbresh.info.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar (zyrtar policor) ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe i njëjti ishte në gjendje të dehur dhe nuk pranon se ka bërë një kanosje të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./ arbresh.info./
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...