Google ADS

Kërcënoi burrin me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

18:01 | 16 Janar 2022
A. B.

Policia ka arrestuar të dielën një femër në Prizren pasi kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Siç bëhet e ditur, ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur personi kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.

Ky rast ishte iniciuar në polici dhe nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.

“E dyshuara S.H. (1981), u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore.

Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme