Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes rrjetit social Twitter nga një person.
Portali “arbresh.info”, nga burime brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar këtë gjë.
Edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për një rast kërcënimi në gjuhen angleze përmes llogarisë të rrjetit social Twiter.
“Kanosje. Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Nga ana tjetër portali arbresh.info merr vesh se rastin në polici nuk e ka raportuar kryeparlamentarja Osmani, por një nga këshilltarët e saj, për këtë arsyeje edhe në raport të policisë thuhet se ankesa është bërë nga një mashkull./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...