Kërcënohet prokurori Mehdi Sefa, reagon KPK-ja

14:24 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh përmes një komunikate për media shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e KPK, shkruan arbresh.info.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme