Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se është kërcënuar nga persona brenda sistemit të drejtësisë, duke i bërë presion për dekretimin e Kryeprokurorit të ri të shtetit.
Ajo tha se kërcënimet kanë qenë nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ngritje të aktakuzës ndaj saj, raporton Arbresh.info.
Megjithatë, ajo thotë se nuk do të ndikohet asnjëherë nga çfarëdo kërcënimi, pavarësisht nga kush vijnë ato.
“Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme, ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftëse nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por, ata duhet ta dinë se më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë dhe nuk do të bëjnë”, u shprehë Osmani.
Sipas Osmanit, shqetësuese është kur në një vend demokratik zyrtarët e institucioneve të drejtësisë mendojnë se mund ta kërcënojnë kreun e shtetit.
Andaj, sipas saj, vettingu në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm si proces.
“Shqetësuese është kur zyrtarët e institucioneve tonë të drejtësisë mendojnë se mund të kërcënojnë kreun e shtetit. Në një vende demokratik mbajeni mend këtë, në një vend demokratik ata që mendojnë që mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit do të përfundonin jashtë sistemit. Por, për fat të keq e kemi sistemin si e kemi, prandaj vettingu është i domosdoshëm si proces”, tha Osmani./Arbresh.info/
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...