Kërcënohet pjesëtari i PK-së, dikush i lë 10 fishekë në hyrje të oborrit

08:48 | 21 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan, është kërcënuar.

Ai në hyrje të oborrit ka gjetur 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Kërcënimi sipas tij ka të bëjë me punën e tij në polici.

“Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme