Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar të shtunën disa kërcënime që i janë bërë në llogarinë e saj në Facebook, pas përplasjes që ka pasur me kryediplomaten Donika Gërvalla në seancën e Kuvendit të premten.
Musliu-Shoshi ka pretenduar se Gërvalla qëllimshëm ia ka keqinterpretuar një deklaratë të saj lidhur me pavarësinë e Kosovës, çka sipas saj ka bërë që të marrë kërcënime të drejtpërdrejta, raporton Arbresh.info.
“Pyetja ime drejtuar Krye-demagoges së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë? Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schëarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”.
“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së”, ka shkruar deputetja në Facebook, teksa ka shtuar se për të gjitha këto do të hapë rast edhe në polici. /Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...